Lajme Javore

Informohu i pari

U nda me Jasminën/ Ja kush është njeriu që ja ktheu buzëqeshjen Andit

Andi i dha f und njohjes me Jasminën në puntatën e sotme të “Përputhen”. Ai tërhoqi deklaratën që kishte bërë për të, duke u shprehur se nuk sheh përputhje mes tyre.

“Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë.

A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prapë të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh”, u shpreh konkurrenti.

Po në prapaskenë ç’ka ndodhur? Në videon e publikuar në aplikacionin “Përputhen”, Andi ka deklaruar se ka bërë më shumë se ç’duhet për Jasminën, por tani nuk do të ketë më asnjë marrëdhënie me të.

Pas deklaratës, Atdheu i ka rikthyer buzëqeshjen në fytyrë. Ai i është afruar duke e thirrur “shpirti i vëllait” dhe duke e puthur në faqe.