Lajme Javore

Informohu i pari

U kthye nga Italia e duhet të paguaj hotelin/ I moshuari: I kam rënë më qafë fëmijëve, pensioni s’del

Në vendin tonë u kthyen disa shqiptarë nga Italia. Ata kishin mbetur të bllokuar në Itali.

Këta shqiptarë kanë folur pasi zbritën në aeroportin e Rinasit. Disa prej tyre kanë pasur ankesa për kontrollet që u kanë bërë.

E disa të tjerë kanë thënë se janë detyruar të shtrëngohen ekonomikisht për të paguar hotelet. Këta shqiptarë, që u kthyen duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Një burrë i moshuar ka thënë për ‘fax web’:

Kam 2 muaj në Itali, asnjë nuk me ndihmoi, kemi bërë disa herë kërkesë, ambasada herë na thoshte po herë jo. Ne shkuam për hall dhe mbetëm atje, kisha time shoqe në spital, na bllokuan rrugët. Ishim tek vajza. Nuk ka pasur masa këtu në aeroport, edhe në Itali vetëm na treguan për hotelin. Unë ju thashë se kam shtëpinë time pa njerëz brenda, nuk më lejuan. Do shkoj në hotel, kam paguar 200 euro dhe 200 për biletën. Ne jemi pensionistë, mirë që ju kemi rënë në qafë fëmijëve edhe ata kanë mbetur pa punë, pensioni nuk na del as për 10 ditë”.
Ndërkohë që gjendja në vendin tonë vazhdon të paraqitet e rënduar nga koronavirusi. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë shumë pak kursime mënjanë. E disa edhe nuk kanë fare.

Këto ditë ka pasur raportime të shumta se shqiptarët janë në hall për bukën e gojës.