Lajme Javore

Informohu i pari

U kthye me Donaldin/ Ndjekësit s’i lënë kusur Bora Zemanit: U tregove e ulët! Turp! Gjynah Arbori kur të rritet e të shohë…

Duket se ribashkimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn nuk është pritur mirë nga një pjesë e madhe e ndjkësve të tyre, të cilët janë shprehur të zhgënjyer ndaj moderatores.Bora Zemani bëri postimin e parë në llogarinë e saj në Instagram, që pas publikimit të fotove të saj krah ish të dashurit. Menjëherë ndjekësit, duke lënë mënjëanë pjesëmarrjen e saj në sfilatën e Vladrin Saitit, kanë vërshuar në komente që lidhen vetëm me një emër: Donald Veshaj.

Të shumtë janë ndjekësit që të gjithë historinë e dashurisë, ndarjes dhe tradhtisë, e cilësojnë si “lojë për vëmendje”, duke mos ngurruar t’i kujtojnë moderatores romancën e Donaldit me Beatrix në BBV.“Bora sa turp çfarë loje të fëlliqur paskeni bërë bashkë me atë tjetrin vetëm për vëmendje. Nuk më besohet që dole kaq e ulët. Ai të poshtëroi publikisht, të tradhtoi, e puthi tjetrën për 2 muaj rrjesht! Gjynaf Arbori kur të rritet dhe ta shohi çfarë mami ka pasur.”- shkruan një ndjekës.“U tregove e ulët! Turp! Gjynah Arbori kur të rritet e të shohë…”! Fansat zhgënjehen nga BoraNjë tjetër shpreh hapur zhgënjimin nga moderatorja, duke e konsideruar si të verbuar nga dashuria. “Nuk je ashtu si të menduam. Nëse lidhja mes tyre nuk ka qenë fake dhe ka qenë e vërtetë, atëherë më vjen keq për ty që e lejon veten të biesh kaq poshtë dhe nuk e din vlerën e vetes tënde. Mendoj se je verbuar nga dashuria dhe si shikon gjërat pastër. Kalo mirë.”– thuhet në koment.“U tregove e ulët! Turp! Gjynah Arbori kur të rritet e të shohë…”! Fansat zhgënjehen nga BoraTë tjerë ndjekës janë shprehur të revoltuar ndaj saj, duke mos i kursyer ofendimet: “Turp për gjestin që ke bërë, je treguar shumë e ulët, kështu që Unfollow.” “Shembull që nuk duhet ndjekur, kjo është ajo çfarë të thërras! Mos u bëni si Bora!”