U kon fliktua me drejtorin e policisë në Berat, gjykata jep masën e sigurisë për mjekun
Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mjekun Edison Skëndo, i cili u kon fliktua me drejtorin e Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj një ditë më parë.
Arrestimi i tij erdhi, pasi mjeku i urgjencës nuk i tregoi autorizimin e daljes, edhe pse ai është pjesë e ekipit mjekësor në emergjencën e koronavirusit.
Dalja e tij nga gjykata është shoqëruar me duartrokitje nga të afërmit dhe shumë qytetarë.
Konf likti është kapur dhe nga kamerat e sigurisë, ku shihet se Skëndo sapo ka dalë nga pallati për të shkuar në punë përballet me Ahmetajn.
Kujtojmë se pas kësaj një numër i madh denoncimesh kanë mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku shumë qytetarë, shprehen se Ahmetaj përfiton nga detyra e tij.