U kollit teksa po luante LUDO, 25-vjeçarin e që llon miku i tij me ar më
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi në një kohë ku e gjithë bota është përfshirë nga frika e përhapjes së koronavirusit.
Mediat raportojnë se një 25-vjeçar në Indi dyshohet se është që lluar me ar më zj arri nga një person tjetër, pasi u kollit teksa po luante lojën “Ludo King”.
Inci denti ndodhi mbrëmjen e të martës rreth orës 21:00 në një tempull në fshatin Dayanagar, ku katër persona, përfshirë edhe të riun që u pla gos me ar më, po luanin lojën e njohur.
I pl agosuri, Prashant Singh, është shtruar në spital, ndërsa i akuzuari, Jai Veer Singh (Gullu), 30-vjeç, ende nuk është arrestuar nga policia.
Të dy janë banorë të fshatit Dayanagar dhe punojnë në bujqësi.
Një zyrtar policie tha:
Prashant dhe tre të tjerë po luanin ludo në tempullin e fshatit të martën në mbrëmje, kur Gullu mbërriti atje. Një debat nisi midis Gullu dhe Prashant, pasi ky i fundit u kollit. Gullu u zemërua duke menduar se po e bënte qëllimisht këtë veprim. Ndërsa debati midis tyre u përshkallëzua, Gullu nxori pis toletën nga xhepi dhe e q ëlloi.
25-vjeçari u dërgua në një spital privat, ku ndodhet jashtë rre zikut për jetën, njoftoi policia, duke shtuar se 30-vjeçari i aku zuar është shpallur në kërkim.
Kujtojmë këtu se kollitja, temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje janë disa nga simptomat kryesore të koronavirusit.