U infektua pak ditë më parë, vjen lajmi i mirë për doktor Dhimitër Krajën
Doktori Dhimitër Kraja është shëruar nga koronavirusi. Edhe pse në një moshë të thyer doktori i mirënjohur ka fituar betejën me koronavirusin dhe ditën e sotme ka lënë spitalin e Infektivit në Tiranë.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se doktor Kraja është shëruar plotësisht, megjithatë ai do duhet të qëndrojë për një periudhë 14 ditore në shtëpi.
“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!” shkruan Manastirliu.