Lajme Javore

Informohu i pari

U infektua me koronavirus disa ditë më parë, përfundon në spital kryeministri Boris Johnson

Boris Johnson është shtruar në spital pasi edhe pse kanë kaluar 10 ditë që prej infektimit të tij nga Covid 19, simptomat e virusit nuk po lehtësohen.

55-vjeçari ka shkuar në spital për të kryer teste të tjera. Ai vazhdon të ketë simptoma të virusit, kryesisht temperaturë të lartë. Mendohet se kryeministri do të qëndrojë në spital për aq ditë sa do jetë e nevojshme.

Takimi i kabinetit të luftës Covid-19 të hënën do të kryesohet nga Sekretari i Jashtëm Dominic Raab për herë të pare, në vend të z. Johnson.Megjithatë, Johnson mbeti në krye të qeverisë dhe është ende në kontakt me kolegët dhe zyrtarët.

Zëdhendësit e tij këmbëngulën se pranimi i tij në spital ishte për “arsye thjesht paraprake” dhe nuk ishte një shtrim urgjent.Ata thanë se ishte e arsyeshme që mjekët ta vizitojnë ryeministrin personalisht duke pasur parasysh se ai ka simptoma të vazhdueshme.

Z. Johnson, 55 vjeç, u tha se ishte në gjendje të mirë shëndetësore para kontraktimit të virusit.Sidoqoftë, disa ndihmës u shqetësuan për shëndetin e kryeministrit kur ai vazhdoi të shfaqte simptoma shtatë ditë pas testimit pozitiv.

Doktori tha që të kesh virus pas 10 ditësh është një shenjë e keqe dhe tha se kryeministri do të kryejë grafi për të parë gjendjen e mushkërive.

Dr Cannon tha që disa pacientë që nuk kishin arritur të shpëtonin nga simptomat kishin zhvilluar një infeksion bakterial, i cili mund të shpjegojë komplikimet.

Angazhimi i fundit në kamera i kryeministrit me publikun ishte të premten, kur ai regjistroi një video duke u thënë shikuesve se ai ende kishte simptoma, kështu që po ndiqte udhëzimet e Shëndetit Publik në Angli për të qëndruar në izolim.

Një zëdhëndës i kryeministrit, njoftoi:

Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është shtruar në spital për testime. Ky është një hap paraprak, pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin.Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.