Lajme Javore

Informohu i pari

U grindën për Andin dhe Atdheun/ Sara i kthehet keq Jasminës: Ti ëndërroje të bëje foto me mua, mos thuaj ishim si motra





Pasditen e sotme Sara është rikthyer në program, pasi u largua në mënyrë të papritur duke mos i bërë të ditur askujt arsyen e largimit.

Ajo tregoi se ishte larguar për shkak të vendimit që produksioni kishte marrë për Erin, por ajo hoqi dorë edhe nga përballja me Jasminën në “Prime”.

Ditën e sotme vajzat u përballën me njëra tjetrën edhe pse në distancë pasi Jasmina ishte në shtëpi pasi dyshonte se ishte e infektuar me Covid-19. Dhe në këtë përballje vajzat nuk u përmbajtën fare në ofendimet për njëra-tjetrën. Duke ju referuar deklaratës së Jasminës se ato të dyja njihen më herët me njëra-tjetrën, Sara tha se Jasmina ka qenë fanse e saj gjatë kohës që ajo merrej me muzikë.

Ka bërë hist eriken pa pikën e lidhjes, hedh kunja jashtë e brenda. Foton se kam hedhur për ty. Int riga është Jasmina me imagjinatën e saj. Mos më thuaj motra, se jem shumë e zezë për të qene motra ime, siç ke flokët, ke dhe shpirtin. Ajo ka thënë që më njeh më para, ëndërroje të bëjë foto me mua kur bëja muzikë, por ti me mua s’ke ndenjur kurrë, do të doje. E kam respektuar se e kam parë që ka pëlqim ndaj Andit, por ama jo të bëjë skena.