U dyshua për Koronavirus, dalin analizat për 50-vjeçaren nga Lushnja
Ditën e djeshmë u njoftua se një grua 50-vjeçare nga Lushnja u mbyll në karantinë në spitalin e Infektivit në QSUT.
Lajmi bëri bujë pasi gruaja paraqiste shenja të koronavorusit, por për fat të mirë rezultatet kanë dalë negative.
Mësohet se 50-vjeçarja kishte ardhur para 3 ditësh nga Padova, Itali dhe dje ka bërë analizën ndërkohë që ka figuruar e paprekur.
Dje gruaja u paraqit në spitalin e Lushnjës ndërsa stafi i mjekëve e transferoi në QSUT duke respektuar protokollin.
Fatmirësisht deri më tani asnjë rast nuk është regjistruar me Koronavirus në vendin tonë dhe në disa vende të tjera të Ballkanit.