Lajme Javore

Informohu i pari

U detyrua të punonte pa masa mbrojtëse, infermierja braktis spitalin mes lotësh: S’mund të rrezikoj familjarët!

Një infermiere ka lënë punën e saj në spital, pasi mungesa e pajisjeve mbrojtëse vendosi në rrezik infektimi familjarët e saj.

Gruaja, e cila përdor pseudonimin Maria, tha që ky vendim shkon kundër gjithçkaje në të cilën besonte, por nuk mund të punonte me pajisjet që po i ofroheshin.

Duke folur në mënyrë anonime, ajo shpjegoi se asaj iu tha se duhej të përdorte një maskë për të gjithë turnin,ndërkohë që maskat mund të jenë mbrojtëse ndaj virusit për vetëm 4 orë. Infermierja tha që ajo kujdeset për babanë e saj në shtëpi dhe se ai është shumë i rrezikuar nga Covid 19 pasi është i moshuar.

Ndër të tjera, infermierja shtoi:

Shkova si çdo ditë në punë dhe mora pajisjet mbrojtëse. Më thanë që duhet t’i mbaja përgjatë gjithë turnit. Unë e di që ato janë efektive për vetëm 4 orë.Më duhej të kujtoja se edhe unë kujdesem për babanë tim, dhe babai im është një nga njerëzit e rrezikuar dhe thjesht nuk u ndjeva rehat të vazhdoja detyrën time në kushtet që më vunë. Kam qarë për rreth dy orë në makinë, pasi ky veprim shkon kundër gjithçkaje në të cilën besoj në profesionin tim. Kur hyra në këtë punë, e bëra për të ndihmuar njerëzit dhe për të dhënë më të mirën time. Vendimi për t’u larguar, ishte diçka shumë e vështirë për mua. Por, e dija që ishte vendimi i duhur. Nuk mund të rrezikoj jetën e babait tim, duhet të mbaj përgjegjësi për të. Megjithatë, do përpiqem të gjej vetë një burim pajisjesh mbrojtëse, në mënyrë që të rikthehem në detyrë.