“U dashurova pasi e njoha” Ertugrul flet për jetën private
![](https://shendeti.lajme-javore.com/wp-content/uploads/2019/09/89579976-C109-4E38-9F6C-5E79C1C4885B.png)
Aktori turk, Engin Altan Duzyatan, i cili për 5 vite ka luajtur rolin e “Ertugrul” në serialin e rekordeve që është transmetuar edhe në Tv Klan, ka dhënë një intervistë për revistën “Hello”
“Kur e shikoj veten në ekran e kritikoj ashpër. Edhe rruga e përmirësimit kalon pikërisht nga ky proces, sepse në profesionin tonë ka gjithmonë vend për përmirësim.”
Në këtë intervistë, “Ertugrul” foli edhe për jetën e tij private. “Me bashkëshorten u dashurova pasi e kisha njohur. Doja ta kaloja jetën me të, prandaj u martuam. Ne jemi shumë të ndryshëm si karaktere dhe kjo e ushqen marrëdhënien tonë.”
![](https://shqiptari.net/wp-content/uploads/2019/07/img_3696.jpg)
Më tej, Duzyatan tha se “dashuria është një ndjenjë e mrekullueshme. E ndjen veten të plotësuar.”
Engin Altan Düzyatan dhe Neslişah Alkoçlar u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të dy fëmijëve. /tvklan.al