Lajme Javore

Informohu i pari

U bë sherr i madh dikur mes tyre/ Elvana Gjata flet për Alketa Vejsiun: E pashë dhe thashë lëre fare, më pas kam lexuar





E ftuar në ‘’NIN’’ mes shumë gjërave të tjera Elvana Gjata foli edhe për lajmet që shkruhen për të e duke veçuar një që kishte të bënte me ‘’hatërmbetjen’’ mes saj dhe Alketa Vejsiut.

Bëhet fjalë për kohën pas Festivalit të Këngës ku Elvana doli e dyta dhe mori urime të shumta mes tyre edhe dy nga Alketa.

Këngëtarja e injoroi prezantuesen duke mos ia kthyer mesazhet dhe kjo u përfol gjatë në media por nuk u sqarua kurrë nga vetë Elvana. .

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i shkroi Alketa, e cila mori thjesht një ‘seen’. Pyetur nga moderatori se cilat lajme i kanë mbetur në mend, ndër të tjera këngëtarja shqiptare përmendi atë që kishte të bënte me këtë rast ,“Ia lë seen Alketës”, tha këngëtarja.

“Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare”, shtoi ajo duke treguar se nuk ishte një veprim i qëllimisht, por thjesht i kishtë shpëtuar mes qindra komenteve.

Përsa i përket sqarimit të kësaj çështje me moderatoren, Elvana u shpreh se nuk është diçka me shumë interes që duhet sqaruar. “Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona “

Arsyeja e kësaj hatërmbetjeje mendohet të jetë “Festivali i Këngës”, ku Alketa dhe Vera Grabocka u faj ësuan për pikët minimale që i vendosën Elvanës, duke sjellë kështu edhe ‘humbjen’ e saj dhe fitoren e Arilena Arës.

Gjatë kësaj interviste, këngëtarja u shpreh se më e rëndësishme për të është fakti që publiku e shpalli fituese absolute dhe pavarëisht pozicionimit të saj në vend të dytë Elvana nuk do ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.