Lajme Javore

Informohu i pari

U bë nënë për herë të parë, 29-vjeçarja vdes nga koronavirusi pa arritur të njihej me foshnjën

Një nënë e re ka ndë rruar je të vetëm pak ditë pasi solli në jetë djalin e saj.

Fozia Hanif, fatkeqësisht, pati mundësinë të shihte fëmijën e saj, vetëm nëpërmjet fotos. 29 vjeçarja, pasi lindi nuk pati mundësinë të mbante qoftë një herë në krahë foshnjën, pasi këtë periudhë po shmanget kontakti me fëmijët nga rreziku i infektimit. Fozia, e cila rezultoi pozitive ndaj Covid-19, u dërgua menjëherë në terapi intensive.

Bashkëshorti i saj,tregoi:

Ajo ishte më e lumtur se kurrë, në momentin që infermierët i treguan në foto djalin tonë. Nuk ndahej dot nga fotoja dhe mezi priste të riktheheshim në shtëpi si një familje. Vitin e kaluar ne humbëm një vajzë dhe ardhja e djalit në jetë, ishte një bekim për ne. Ajo rezultoi pozitive pak kohë më parë, por u la të qëndronte në shtëpi pasi kishte simptoma të buta. Por, pak ditë më vonë u përkeqësua dhe mjekët e vunë direkt në terapi intensive. Vetëm 6 ditë pasi lindi djali, Fozia ndë rroi j etë. Është e tme rrshme që ajo nuk ia doli dot, por akoma më e dhimbshme që nuk arriti të njihte djalin e saj.