U bë nami për Borën dhe Beatrix/ Donaldi u bën gol të gjithëve, kthehet te ish e fejuara në Milano
Trekëndëshi më i famshëm në Shqiëpri Donald-Bora-Beatrix vazhdon të tërheq vëmendje sërish dhe të bëhet lajm në mediat rozë.Triksa bëri një këngë “Pa faj” që ia dedikoi Donaldit kur ky ishte në BBV, ndërkohë lidhja e tyre u ndërpre direkt me përfundimin e spektaklit.
Pas ca ditësh, Donaldi bën këngën e tij të parë solo “Nuk je”, ku shumë vetë menduan që ishte dedikim për Borën nisur nga teksti dhe detajet në klip.Më pas dolën zëra që ishte dedikim për Triksën, por ajo që dihet me siguri që është një dedikim për një nga ish të dashurat e tij. Në “Instagramin” e Olti Currit, dje dikush shkruan se Donaldi është rikthyer te ish e dashura e tij, në Milano.
“Olt, mos të lodhen fansat. Donald Veshaj ndodhet tek ish e fejuara që kanë mbetur “shumë miq” në Milano”, shkruan ndjekësi.Kujtojmë se aktori qenë i fejuar me një vajzë prej katër vitesh dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me Bora Zemanin. Ish e fejuara e Donaldit quhet Sar dhe nuk është një personazh publik, ajo jeton në Milano.