Lajme Javore

Informohu i pari

U bë nami/ Ja momenti i sikletshëm i Arjolës në Fun Club

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, u eliminua në gjysmëfinalen e spektaklit Big Brother VIP. Ajo doli si më pak e votuara nga në mbrëmjen e së premtes, në po të njëjtën natë që u eliminua edhe Monika.

Ndërkohë të martën është mbajtur Big Brother Fan Club, ku është diskutuar mbi ngjarjet e fundit brenda shtëpisë dhe prezentë ka qenë edhe vet Arjola.

Në një prej momenteve gjatë debatit, aktorja tropojane është kapur në një moment të sikletshëm nga kamerat e programit.

Bëhet fjalë për një moment kur gjatë debatit me Monikën, Arjola mund të shihet duke fërkuar me dorë te pjesa intime mbi kostumin e bardhë që kishte veshur atë natë.

Videoja është bërë virale në rrjetin social TikTok, teksa shumica e ndjekësve kanë kritikuar regjinë për transmetimin e një pamje të tillë, në vend që të ndërronin kuadrin.

Kujtojmë se të martën në ‘Fun Club’, Arjola pati një diskutim të fortë me Elgit Dodën në lidhje me Donaldin, aktorja tha që ai i ka përdorur të gjithë miqtë e tij brenda shtëpisë.