Lajme Javore

Informohu i pari

U aks identuan dje në Durrës, 2 të rinjtë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Dy të rinj të cilët janë aks ide ntuar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit janë infektuar me koronavirus. Faxnews raporton se pas testimit ata kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Mësohet se ata fillimisht u dërguan në Spitalin e Traumës ku morën ndihmën mjekësore, ndërsa më pas iu bë edhe testi për koronavirus. Të infektuarit janë dërguar për trajtim më të specializuar, njëri prej tyre tek Spitali Infektiv (QSUT), dhe tjetri tek Sanatoriumi.

Kujtojmë që ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe 17 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 433.