Lajme Javore

Informohu i pari

Turqia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.0

Lëkundje të forta janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Turqinë Lindore.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.0 sipas shkallës Rihter, dhe me epiqendër 33 km në jug-perëndim të qytetit Elazig.

Thellësia fokale e lëkundjeve ka qenë 21 km. Tërmeti është ndjerë rreth orës 18:53.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.

Kujtojmë këtu që ky rajon u godit në muajin e janar nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 sipas shkallës Rihter, i cili shkaktoi 41 viktima dhe mbi 1,600 persona të plagosur.

Turqia njihet si një ndër vendet më sizmike në botë.