Lajme Javore

Informohu i pari

Turqi/ 425 viktima nga koronavirusi, konfirmohen 69 jetë të humbura në 24 orët e fundit

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi edhe në Turqi, por vihet re një rënie e lehtë e numrit të vd ekjeve në krahasim me një ditë më parë.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, konfirmoi se këtë të premte kanë humbur jetën 69 persona nga koronavirusi.

Ditën e djeshme në Turqi humbën jetën 79 persona, ndërsa sot janë shënuar 10 viktima më pak.

Numri total i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 425.

Ndërkohë vlen të theksohet se numri i rasteve të reja në krahasim me një ditë më parë, është rritur. Ndërsa dje u konfirmuan 2456 raste të reja, sot janë testuar pozitivisht 2786 persona.

Në total, janë 20,921 raste me koronavirus në Turqi, nga të cilët 20,012 janë aktive.

484 pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht, ndërsa 1251 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Gjithsej në Turqi janë kryer mbi 141 mijë teste, ndërsa vetëm këtë të premte janë kryer mbi 20 mijë teste.

Turqia regjistroi rastin e parë me koronavirus më 9 mars.

Burimi: Hurriyet|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania