Tufa majmunësh të uritur bastisin zyrat e braktisura prej koronavirusit
Një tufë majmunësh dinakë kanë bastisur një ndërtesë qeveritare në Indonezi që ishte braktisur prej nisjes së karantinës së koronavirusit.
Mediat vendase thanë se majmunët kishn arritur të hynin e më pas ishin vendosur në zyrën e kryetarit të fshatit Pakan Sinayan në rajonin Sumatera.
Autoritetet vendase thanë se ata kishin bastisur dollapet e dosjeve dhe shkatërruar aparatet kompjuterike, që njerëzit i kishin braktisur përkohësisht prej pandemisë.
Banorët thonë se më parë kafshët ushqeheshin nga turistët e shumtë që vinin në pikën turistike fqinje Ngalau dhe tashmë janë egërsuar prej ndërprerjes së burimit të ushqimit.
Kreu i fshatit Zailendra tha për mediat: “Më parë ata ushqeheshin nga vizitorët ose hanin ato që mbeteshin në shkollën fillore Payakumbuh që është pranë zyrës tonë. Ata mblidheshin rreth zyrës edhe më parë, por dy njerëz që kishim lënë këtu pas karantinës u detyruan të largohen për të shpëtuar prej tyre”.