‘Tregon antivlera’, Florjan Binaj zhgënjehet nga emisioni i ri i Top Channel
Aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj është zhgënjyer nga emisioni i ri që ka nisur në televizionin ku ai punon, Top Channel dhe e ka shprehur hapur këtë. Artisti shumë i dashur për publikun ka shkruar se në ekran po promovohen antivlerat dhe është shumë i zhgënjyer për këtë.
“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruan Flori.
Ndonëse nuk ka përmendur asnjë emër, po aludohet se aktori e ka fjalën për emisionin e ri rinor “Aventurierët”, ku në puntatën e parë tërhoqi vëmendjen kërcimi provokues i një prej konkurrenteve dhe fjalori i të rinjve.