Tre vatra të reja në Shkodër, ende nuk dihet burimi i infektimit
Kurba e infeksioneve të reja prej Koronavirusit në vendin tonë ditën e sotme ka pësuar një rënie të dukshme.
Sot janë evidentuar vetëm 7 raste të reja pas kryerjes së 162 testimeve.
Ndërsa si duket harta e të infektuarve është zgjeruar sot në qyettin e Shkodrës ku 4 persona kanë rezultuar pozitivë për Koronavirus.
Burimet nga ‘Abcnews’ bëjnë me dije se ende nuk dihet burimi i infektimit të këtyre personave ndërsa mësohet se njëri prej tyre jeton në lagjen Kiras, një tjetër në Livade dhe një tek Stacioni i Trenit.
Pra në këtë qytet janë krijuar të paktën tre vatra të reja infeksioni ndërsa numri i personave të infektuar deri më tani në Shkodër ka shkuar në 49.