Lajme Javore

Informohu i pari

Tra gjike/ Nga telefoni vajza dëgjon të ëmën me koronavirus të japë frymën e fundit

Kay Elmer, 51 vjec-nënë e dy fëmijëve, nga Wirral në Merseyside, vd iq e vetme në kujdes intensiv teksa luftonte për të mposhtur koronavirusin vd ekjeprurës. Vajza e saj, Sophia Essel, 30 vjeç, duhej të qëndronte në dhomën e pritjes në momentet e fundit të nënës së saj dhe mundën të komunikonin vetëm përmes telefonit.

“Sa më shumë njerëz të injorojnë rregullat, aq më gjatë nuk do të më lejohet të kem një memorial për nënën time.

Fatkeqësisht mua dhe familjes time na është dashur të paguajmë për gabimet e njerëzve që nuk duan të qëndrojnë brenda. Mënyra si e humba është e tme rrshme dhe mund të ishte parandaluar.

Unë jam personi i fundit me të cilin ajo foli. Vëllai im është në ushtri.

Mamaja më kishte telefonuar duke qarë sepse ndihej e frikësuar”, është shprehur Sophia për mediat.

Ajo nuk u lejua të ulej pranë nënës së saj dhe t’i shtrëngonte dorën, në vend të kësaj ajo u ul në dhomën e pritjes.
Ndërkohë zemra, mushkëritë dhe veshkat nuk po i funksionin siç duhej 51 vjeçares. E bija e ka telefonuar dhe ka dëgjuar frymën e saj të fundit.

“Shkova në dritaren e dhomës dhe e pashë. Mjekët e kthyen nga ne dhe ishte e tepërt. Rashë në dysheme duke qarë”, ka treguar me dhimbje Sophia.

Burimi: “Daily Mail”