Lajme Javore

Informohu i pari

Tra gjike/ Ishte infektuar me Covid-19, vr et veten mjeku i klubit të njohur francez

Një mjek francez i ka dhënë fu nd je tës tra gjikisht duke u ve tëvr arë, pasi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus.

Bernard Gonzales, i cili ishte mjek i klubit francez të futbollit, Stade de Reims, u gjet vde kur në shtëpinë e tij pasditen e së dielës.

60-vjeçari ishte në karantinë me gruan e tij, e cila gjithashtu ishte infektuar me Covid-19.

Besohet se mjeku i klubit francez ka shkruar një letër lamtumire, ku ka shpjeguar edhe arsyet që vr au veten.

Lajmi i trishtë është dhënë në faqen zyrtare të Stade de Reims.

Vd ekja e Gonzales tronditur të gjithë qytetin e Reims, ka deklaruar kryetari i bashkisë, Arnaud Robinet.

Ai shtoi:

Ai ishte mjeku i klubit. Një profesionist i shkëlqyer, që njihej dhe vlerësohej nga të gjithë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e tij, për gruan dhe familjen e tij. Ai është një vi ktimë kolaterale e Covid-19, pasi ishte testuar pozitivisht për koronavirus dhe kishte gati dy javë që ishte izoluar në shtëpi. Jemi në dijeni se ai la një shënim për të shpjeguar gjestin e tij, por refuzoj të tregoj përmbajtjen e mesazhit. Ai ishte një njeri i përkushtuar dhe fisnik.
Gonzalez punoi më shumë se 23 vjet si mjek për Stade de Reims. Ai cilësohej si legjendë klubi si për tifozët ashtu dhe për stafin.

Burimi: The Sun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania