Tirana siç nuk e kemi parë kurrë! “Largohet” smogu, por kush do mbajë përgjegjësi pas karantinës?
Prej më shumë se një muaji Shqipëria ndodhet në një izolim total, si një nga masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Të mbyllur në karantinë, në vend nuk lejohet qarkullimi në masë i automjeteve si dhe puna në disa fabrika që emëtojnë ndotje.
Kjo situatë ka bërë që, Tirana, të marrë një pamje tjetër që të gjithë e dëshirojmë. Ajri është pastruar dhe qyteti më i dashur për të gjithë shqiptarët duket edhe më i bukur.
Ndryshimi duket qartë nga fotot e mëposhtme.
Po kush mban përgjegjësi për Tiranën e ndotur, para izolimit dhe për atë që pritet të ndodhë pas izolimit?
Kryebashkiaku Erion Veliaj që trumpeton mbjelljen e pemëve, si një nga masat për pastrimin e ajrit ka dalë “blof” nga koronavirusi.
Shihet qartë se nuk është mungesa e pemëve arsyeja e ndotjes së Tiranës. Ajo ndotet nga trafiku, ndërtimet pa kriter dhe fabrikat që punojnë pa asnjë masë dhe të lejuar ditën për diell nga qeveria e Rilindjes.
Të gjithë duam t’i rikthehemi jetës së mëparshme, por kur shohim se si do të bëhet Tirana pas kësaj, mendohemi dy herë.