Lajme Javore

Informohu i pari

Thyhet termometri në Greqi/ Temperaturat shkojnë 45 gradë





Rriten ndjeshëm temperaturat në Greqi. Mësohet se termometri ka shkuar mbi 45 gradë celcius, vala më e nxehtë në 30 vitet e fundit. Sipas meteorologëve, kjo gjendje do vazhdojë disa vitë. Për këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri grek, Mitsotakis, i cili sjell në vëmendje kërkesën e energjisë elektrike, që pritet të rritet.

“Po përballemi me valën më të rëndë të nxehtit që prej 1987-tës. Siç mund të imagjinoni, rritja e kërkesës për energji krijon një barrë të konsiderueshme në sistem. Dua të siguroj grekët se do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të përballuar situatën, por kërkojmë edhe ndihmën e konsumatorëve”, tha ai.

Mediat rikujtojnë të nxehtin e vitit 1987, ku vdiq ën mbi 1 mijë persona.