Lajme Javore

Informohu i pari

Thyejnë karantinën e nisin plazhin, qytetarët “nuk duan të dinë” për rregullat e qeverisë (Foto)

Qeveria shqiptare ka njoftuar se nuk do të lejohet hyrja e qytetarëve në plazhe, si një masë parandaluese për mos përhapjen e COVID-19. Por duket se jo të gjithë i janë bidnur këtij udhri, pasi sot kanë thyer dhe karantinën duke dalë nga shtëpia e kanë shkuar në plazh.

Në fotot e bëra nga “LSA” shihen dhjetëra njerëz që kanë zbarkuar në bregdetin përgjatë zonës nga Golemi tek Shkëmbi i Kavajës dhe relaksohen nën rrezet e ngrohta të diellit të pranverës.

Por ka nga ata që janë futur dhe në detë, pasi nuk i kanë rezistuar dot zhurmës së dallgëve që i kanë ftuar për zhytje.