Lajme Javore

Informohu i pari

Tezja e Beatrix bën reagimin e fortë për ciftin e ri/ Mbesa ime duhet të dalë që aty…

Trekëndëshi më i komentuar i ditëve të fundit, Bora-Donald-Beatrix, ka shqetësuar shqiptarët si asnjëherë më parë përgjatë një reality-show dhe ka sjellë reagime të pafundme nga publiku. Nga historia e mbyllur tetë muaj më parë me Borën dhe takimi që u duk se risolli një fije shpresë mes ish-çiftit, Donaldi nisi romancën e re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Situata shkoi deri në atë pikë sa një fans i Borës nisi të ofendonte Donaldin dhe Beatrix duke bërtitur me të madhe vetëm disa metra jashtë shtëpisë së “Big Brother”, ndërsa Bora ndërhyri për herë të parë duke i kërkuar publikut të qetësohej. Me reagimin e saj, Bora ka fituar shumë pikë dhe shumë dashuri nga njerëzit.

“Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë cfarë të dojë me jetën e tij, or mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, shkruan Bora në postimin e saj në Instagram, postim që bëri xhiron e rrjetit.

Kjo situatë ka ngjallur shumë reagime në publik, madje shumë personazhe të njohur kanë dhënë opinionin e tyre për këtë rast. Por, ç’mendon këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, tezja e Beatrix, lidhur me këtë situatë? Për “Kryefjala.com”, ajo i është kundërvënë produksionit për gjyqin që i është bërë dy të rinjve dhe presionin e krijuar prej tyre.

“E kam ndjekur nga momenti kur eshte fut nje pjese e shpirtit tim aty-Trixa, te cilen e kemi rritur bashke me motren. Se di cfare te them sepse realisht po ju kushton shume me shume sesa ai cmim. Aty po humbasin vlerat artistike si Fifi, Monika, Ariola, Donaldi e se fundmi Beatrixa dhe me vjen shume keq! Normalisht une do doja te fitonte Beatrixa dhe do genjeja po te thosha ndryshe.Eshte mbesa ime dhe e dua si vajzat e mia. Artiste me disa cmime ,dhe shume e talentuar. Trixa eshte vajze naive dhe beson verberisht ne dashuri,dhe duke e njohur mire e di qe eshte e sinqerte ne ate qe thote. Eshte shuuume normale qe dy te rinj te dashurohen”.

“Beatrixa s’ka qene shoqe e Bores dhe si detyrohet asgje. Shto ketu faktin qe Bora e Donaldi ishin te ndare prej 8 muajsh dhe mesa kuptoj e gjithe kjo u be per shoë dhe viktime e gjithe kesaj eshte Donaldi dhe Beatrixa. Produksioni duhet te kishte vene ne dijeni Donaldin qe Bora ka pranuar dhuraten e tij dhe e mbante, por ben te kunderten: futen Meridianin per ti dhene informacion qe jashte ti nuk e di ca behet . Mbase jam gabim po une si publik keshtu e perceptoj. Nuk mund te jete gabim të dashurosh dike qe te thot jam singel dhe ti je ajo qe dua”.

“Atyre po ju behet nje gjyq publik nga njerez qe s’kane asnje te drejte te japin, as marrin nga dy njerez qe pelqehen. Produksionit mbas daljes te Fifit ju duheshin keta te dy per shikueshmeri. Ata po e bastardojne dhe po demtojne imazhin e te treve dhe me vjen shume keq! Boll me se jane tre familje te cenuara moralisht! O te isha une kisha dal me kohe sepse nuk lejoj askend te cenoje privatesine! Po do doja te dilte sepse Trixa nuk i pershtatet ketij formati. Duhet te jesh cdo gje qe Trixa nuk eshte! Neve kemi menduar qe po futet ne nje program si Big Brother VIP, ku figurave publike ju mbrohet karriera, por shoh qe nuk dalin dot nga formati i “Perputhen”, ku per disa viewers kane shkelur mbi cdo parim”, shprehet Albërie Hadërgjonaj.