Lajme Javore

Informohu i pari

Tërmeti në Durrës, EMSC përditëson të dhënat mbi magnitudën dhe epiqendrën

EMSC ka përditësuar të dhënat mbi lëkundjet e tërmetit që u ndjenë pak minuta më parë në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, EMSC raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter dhe thellësi fokale 82 km.

Epiqendra e lëkundjeve që u regjistruan në orën 00:03 ka qenë në detin Adriatik, 19 km në perëndim të Mamurrasit dhe 38 km në veriperëndim të Tiranës.

Ndërkohë, referuar komenteve të qytetarëve në aplikacionin e EMSC, por edhe mesazheve të shumta të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, vlerësimi paraprak mund të mos jetë i saktë, në lidhje me thellësinë fokale të tërmetit.

Disa qytetarë u shprehën se lëkundjet zgjatën 3-4 sekonda dhe u shoqëruan me zhurmë.