Lajme Javore

Informohu i pari

Tërmet në qeverinë e Ramës/ Kërkohet dorëheqja urgjente e ministres

Profesori Ervin Goci, ishte një nga folësit në protestën qytetare që po organizohet përpara godinës së Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve.

Goci ka kërkuar dorëheqjen e Belinda Ballukut nga posti i ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës pas deklaratave të turpshme që ajo bëri një ditë më parë duke këshilluar qytetarët që të mos përdorin makinat edhe kur blenë një paketë cigare apo një bukë.

Goci tha se Qeveria duhet të ndërhyjë, pasi është detyrë e saj për të mbrojtur qytetarët, në të kundërt nuk ka pse të na duhet një qeveri e tillë.

“Të gjithë bashkë ne mund ta rrëzojmë këtë r egjim, ndaj nesër sërisht në orën 17:00 të mblidhemi dhe të protestojmë”, tha Goci.

Protesta në Tiranë dhe në Durrës janë mbajtur në një kohë kur në pikat me pakicë të tregtimit të karburanteve, çmimi i naftës u tregtua me 275 lekë për litër, ndërkohë që Edi Rama paralajmëron rritje në vazhdim, për shkak të luftës në Ukrainë.

Qytetarët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, nëse qeveria nuk ndërhyn me urgjencë duke ulur taksat për litër karburant.