Lajme Javore

Informohu i pari

“Tentoi të hapte me forcë dyert e makinave të parkuara”, vlonjati e filmon: Ç’borxh kemi të na vjedhin djersën tonë?!

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga qyteti i Vlorës.

Në videon shihet një person, i cili tenton disa herë të hapë derën e një makine të parkuar, por përpjekjet e tij rezultojnë të pasuksesshme.

Qytetari që e ka dërguar videon shprehet se personi në fjalë për rreth 30 minuta ka tentuar të hapë dyert e disa makinave të parkuara me rradhë.

Ai ngre shqetësimin se për shkak të izolimit në shtëpi si pasojë e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, nuk kanë mundësi të mbrojnë makinat e tyre të parkuara jashtë.

Denoncuesi i bën apel Policisë së Vlorës të marrë masa ndaj këtyre personave, të cilët mesa duket nuk ka virus që mund t’i ndalë që të praktikojnë “zanatin” e tyre edhe gjatë këtyre ditëve.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ju lutem i beni ndonje apel Policise se Vlores se mire qe nuk dalim dot te mbrojme djersen tone, po te pakten ata qe paguhen per ta bere kete pune, ta bejne detyren. Ky tipi ketu ne video ka mbi gjysem ore qe merr gjithe dyert e makinave me rradhe, tenton t’i hape me dhune, t’i shqyeje. Ca borxhi kemi te na vjedhe e demtoje makinat? Ca faji kemi ne qe nuk dalim dot t’i mbrojme? Nuk arrita dot ta beja me te gjate sepse tek makina e pare mendova se ishte e tij, kur shkoi me tutje, ajo e zeza eshte imja, sa morra telefonin kaloi tek tjetra qe kam filmuar e me pas kaloi nga krahu tjeter i rruges por derisa bicikleten e la aty nuk ka ikur. Fola, fishkelleva, ngriti koken si pa te keq, vazhdoi punen e vet, dhe kur dola jashte pashe qe s’ishte as ai as bicikleta sepse zbrita thash ne djalle te veje karantina e orari i daljes por se gjeta. Ju lutem postojeni mbase reagon dikush.