Të moshuarit e qendrave sociale dhe pensionistët dalin në marshim kundër dh unës ndaj grave
Kanë kaluar vetëm 3 muaj nga fillimi i 2020 dhe 7 gra janë vr arë nga burrat apo familjarët e tyre. Këto shifra tregojnë shumë për shoqërinë shqiptare dhe plagën e saj të madhe në dh unën ndaj grave.
Ndaj dhe në prag të 8 marsit gratë e Elbasanit, kanë bërë një marshim kundër dhu nës.
Deri më tani në Elbasan, nuk ka pasur raste fa tale por të paktën 70 gra kanë kërkuar ndihmë pranë qendrave sociale.
Po ashtu janë 8 raste të akomaduara në strehën e emergjencës për shkak të dhu nës. Disa prej këtyre grave janë pajisur edhe me urdhër mbrojtje.
Dita ndërkombëtare e Gruas e gjen Shqipërinë këtë vit me një bilanc të frikshëm viktimash të kri mit dhe dhu nës.
Kundër dhu nës ndaj grave në shoqërinë shqiptare kanë marshuar sot edhe pensionistë të qendrës sociale dhe qytetarë beratas me synim semsibilizimin e vendit tonë ndaj këtij fenomeni negativ.
Pensionistët e qendrës sociale Berat së bashku me qytetarë beratas kanë protestuar sot në qendër të qytetit duke marrë shkas edhe nga lajmet e fundit të bëra publike për dhu nën ndaj grave dhe vajzave shqiptare.
Marshimi i tyre është shoqëruar me pankarta ku shkruhej:
Të mos heshtim ndaj dhu nës”, “Duaje, mos e lëndo, fali dashuri, qëndroi pranë”, “Stop dh unës ndaj nënave dhe motrave tona”.
Ky marshim ka zgjatur për rreth një orë dhe vetë të pranishmit kanë cilësuar si shkak kryesor gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.