Lajme Javore

Informohu i pari

Të marrin shembull të rinjtë/ Burri nga Fieri ka kohë që ka dalë në pension, po vazhdon ende të bëjë punë të rëndë





Ndonëse ka 10 vite që ka dalë në pension, Ismail Qyrana vazhdon të ushtrojë profesionin e vështirë të tornitorit.

Ai është tornitori më i vjetër në Fier dhe ka mbi shpatulla 54 vite punë në këtë profesion të vështirë.

Punën e ka filluar në moshën 18 vjeçare, menjëherë pasi përfundoi shkollën e mesme në Kuçovë. Deri në vitin 1995 ka punuar tornitor në ndërmarrjet e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, ndërsa më pas ka ushtruar aktivitet privat.

72 vjeçari thotë se gjatë dik taturës, profesioni i tornitorit, ndonëse ndër më të vështirët, nuk ishte i vlerësuar.

Ismaili profesionin e ka trashëguar tek i biri, për të cilin thotë se nxënësi është bërë më i mirë se ustai. Eduarti, djali i Ismailit kur ishte fëmijë pasi mbaronte shkollën kthehej tek puna e të atit. Atje Eduarti mësoi zanatin nga ustai më i mirë.