“Të infektuarit kalojnë momente mjaft shqetësuese”, Tritan Kalo: Jemi kurdoherë pranë tyre, do ia dalim mbanë!
Mjeku infeksionit, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se sado e vështirë të jetë puna e mjekut, ajo ka shumë momente lumturimi kur merr urime dhe bekime nga të sëmurët.
Duke garantuar të infektuarit me koronavirus, se ekipi i mjekëve do të jetë gjithmonë pranë tyre, Kalo shpreson që të ketë sa më pak persona në shtretërit e spitalit.
“PUNA jone sado e veshtire qofte ajo ka edhe shume momente lumturimi kur merr urime dhe bekime nga te semuret, sidomos ata qe kane edhe moshen e prinderve te tu….JEMI kurdohere aty si EKIP per t’ju ndihmuar ne kapercimin e momenteve mjaft shq etsuese, qe kalojne te sem uret e prekur nga Covid-19…JU DUAM shume ndaj vijoni te kujdeseni per veten tuaj, duke shpresuar qe te shohim sa me pak prej jush ne shtreterit e Sherbimit tone te Se undjeve Infektive ne QSUT…BASHKE do ja dalim me siguri mbane!!!”, shkruan Kalo.