Lajme Javore

Informohu i pari

Të gjithë u mekën së qari kur doli Fifi/ Vetëm ky banor as që begenisi të ngrihej nga divani

Fifi është banorja që sot u largua nga shtëpia e ‘Big Brother Albania VIP’.

Ajo sot është larguar nga shtëpia më e famshme ‘BBV’, pasi ajo nuk ndihej mirë dhe ka nevojë të merret me veten.

Ishin pothuajse të gjithë banorët të përlotur teksa e kanë përshëndetur atë. Por detaji që ra në sy ishte momenti kur të gjithë banorët ishin afruar tek Fifi, ishte Meridiani ai i cili nuk bëri asnjë hap para për deri tek Fifi.

Edhe pse të dy kishin miqësi të mirë mes vete, Meridiani ka qëndruar i ulur dhe larg turmës.

Ndoshta kjo distancë e Meridianit ka të bëjë me afërsinë që ai kishte me Fifin dhe që ishte mërzitur sa që nuk të përballonte ti shkonte pranë asaj.