Lajme Javore

Informohu i pari

Të ar matosur dhe me parulla në duar, amerikanët shpë rthejnë në protesta kundër masave kufizuese

Protestat kundër masave kufizuese po përhapen me shpejtësi në territorin amerikan.
Së fundmi, një tjetër valë protestash është zhvilluar të hënën, ku demonstruesit e arm atosur dhe duke tundur flamujt e ‘Trump 2020’ bënë thirrje që SHBA të rihapet menjëherë.

Turmat u mblodhën në disa shtete federale si në Dakotën e Veriut, Ohajo, Pensilvani dhe Kaliforni, duke kërkuar “liritë dhe të drejtat e tyre”.

Grupet e arm atosur të militantëve protestuan së bashku me familjet e tyre dhe qytetarë të tjerë që mbetën të papunë për shkak të pandemisë, duke bërë thirrje për rihapjen e bizneseve. Ata nuk respektuan distancimin në social.

Ndërkohë, edhe Facebook është akuzuar se ka punuar me qeveri të ndryshme shtetërore për të kufizuar fjalën e lirë, pasi mbyll faqet që kundërshtojnë urdhërat e qëndrimit në shtëpi.

Disa shtete federale, kryesisht ato të udhëhequra nga republikanët, kanë lehtësuar kufizimet dhe këtë të hënë njoftuan se do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të rihapur bizneset.

Por në Dakotën e Veriut, protestuesit e zemëruar sulmuan ndërtesën qeveritare teksa në duar mbanin flamuj ku shkruhej “mos shkel mbi mua”, dhe bënin thirrje për liri.

Alexis Wangler është një nga anëtaret e grupit of Health Freedom North Dakota, që organizoi protestën. Aj tha që ata dolën në rrugë për të kundërshtuar urdhrat e qëndrimit në shtëpi.

Ajo tha:
Ne duam t’i ushtrojmë të drejtat tona, lirinë tonë fjalës dhe lirinë për t’u mbledhur. Nuk duam që qeveria të na i kufizojë këto liri. Dua të them që në të gjithë vendin, urdhrat e qeverisë kanë shkelur të drejtat njerëzore.
Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, në Ohajo janë fotografuar një grup lokal militantësh, të cilët ishin të arm atosur dhe kishin mbuluar fytyrën e tyre përpara ndërtesë qeveritare federale në Columbus.

Njerëzit tundnin flamujt e fushatës elektorale “Trump 2020”, dhe mbanin parulla ku shkruhej “hapni Ohajon”, teksa kërkonin nga ligjvënësit që të hiqnin kufizimet.

Qindra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër izolimit edhe në Kaliforni, ku u bllokuan edhe disa rrrugë.
Kujtojmë këtu që numri i përgjithshëm i vde kjeve në SHBA tejkaloi shifrën 40 mijë mbrëmjen e së hënës, ndërsa gjithsej janë raportuar mbi 750 mijë të infektuar. Shifrat reale besohet të jenë shumë më të larta, për shkak të testimit të kufizuar dhe vështirësive në numërimin e të vde kurve.