Lajme Javore

Informohu i pari

Stuhia vjen në Shqipëri/ Shiu i madh s’ndalet këto ditë: Ja sa do të shkojnë temperaturat





Gjatë natës dhe mëngjesit ka pasur reshje tShou pakta në pjesën më të madhe të vendit, jo më shumë se 7 mm ndërsa reshje disi më të konsiderueshme ka pasur në zonën lindore, rreth 20 mm.

Sipas Meteoalb, pritet që pas orës 13:00 deri rreth orës 19:00, reshjet të intensifikohen në zonat Pukë, Kukës, Dibër, Burrel, Rrëshen, Krujë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku pritet që intervali 6-7 orësh të sjellë reshje shiu nga 20 mm deri 50 mm.

Këto sasi konsiderohen problematike për kohë kaq të shkurtra, por në mbrëmje do të ulet intensiteti i reshjeve.

Sa i përket temperaturave, shifra maksimale është shënuar rreth orës 11:00 në qarkun e Shkodrës me 30 gradë celsius, ndërsa Tirana dhe shumë qytete të tjera kanë qëndruar rreth 28 gradë celsius.

E hëna mbetet me mot të paqëndrueshëm, që do të thotë shira të dobët dhe ndonjë rrebesh i izoluar, por kthjellimet do të jenë të shumta. Prandaj priten rritje të temperatura në mesditë deri në 32 gradë celsius.