Lajme Javore

Informohu i pari

Stuhia e madhe zbras plazhet e Shqipërisë/ Pushuesit po ikin me vrap: Shi i madh ka rënë





Moti me stuhi shiu ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mëngjesit të së dielës, duke zbrazur për pasojë bregdetin e Shëngjinit.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se pushuesit kanë nisur të largohen nga kjo zonë turistike, e për rrjedhojë është krijuar një trafik i rënduar në rrugën e Shëngjinit si dhe në superstradën nga Balldreni në drejtim të Milotit.

Kjo situatë ka krijuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa efektivë të policisë rrugore janë vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.

Ndërkohë shezlongët janë mbledhur nga bizneset, por nuk mungojnë ata të cilët po sfidojnë motin dhe provojnë të lahen në det.