Studimi zbulon simptomën e re të Covid-19, reziston më gjatë se çdo shenjë tjetër
Studiuesit e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Itali zbuluan se virusi mund të qëndrojë në sytë e një personi deri në 21 ditë pas zhvillimit të simptomave. Ekspertët zbuluan se përveç simptomave të njohura, skuqja e syve mund të jetë një simptomë treguese e Covid-19. Ata kanë theksuar se është tejet e rëndësishme, të shmanget kontakti i duarve me sytë, për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.
Ekspertët nga Italia bënë zbulimin e tyre pasi trajtuan një grua 65-vjeçare që kishte testuar pozitive për koronavirus.Ajo kishte udhëtuar nga Ëuhan, Kinë, ku filloi pandemia në dhjetor, për në Itali në 23 Janar.
Pesë ditë pasi mbërriti në Itali, vetëm një ditë pasi filluan simptomat e saj, gjendja e gruas u përkeqësua dhe ajo u pranua në spital. Studiuesit vunë re se gruaja kishte sy të kuq, të infektuar si dhe shenjat më tipike si kollë e thatë, dhimbje të fytit dhe kraharorit.Disa ditë më vonë, sytë e saj u përkeqësuan.
Virusi ka qëndruar në sytë e saj për plot 3 javë, edhe pse mjekët e kishin liruar nga spitali. Pavarësisht se nuk kishte shenja të tjera të koronavirus, sytë vazhdonin të mbartnin virusin.
Autorët e studimit kanë shkruar:
Mukoza okulare, mund të jetë jo vetëm një vend mbartës i virusit por edhe burim i përhapjes së tij. Prandaj është thelbësore që të përdoren pajisjet mbrojtëse nga okulistët dhe dezifektimi i shpeshtë i syzeve.