Lajme Javore

Informohu i pari

Stilistja shqiptare që ju hodh djali nga spitali përlot me fjalët/ Bind veten se ai do vij prapë, vetëm kështu e kaloj





Stilistja e njohur, Lira Koça ka folur për dhi mbjen që ndjen për hu mbjen e djalit të saj Xhino, i cili i dha fu nd je tës duke u hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohej nga Covid-19.

Në emisionin “Ftesë në 5”, ka rrëfyer me lot në sy se djali i saj ishte shumë i paqtë, ndërsa rikujton mesazhet e fundit dhe tregoi se si jeton me gënjeshtrën se një ditë Xhino do të kthehet.

“Xhino ishte i paqtë si pëllumbat, si natyra, i donte jashtë mase kafshët. Mëngjesin e 26 nëntorit u larguam nga Durrësi prej tërmetit, dhe shkuam në Berat në një hotel. Çdo mëngjes që kemi ndejtur në Berat, dhe kthehej në Durrës për të ushqyer kafshët. Se thoshte që njerëzit nuk kanë bukë për vete tani, dhe prandaj shkonte në punë gjithmonë në këmbë që të ushqente qentë e rrugës.

Mesazhet e fundit me Xhinon janë dashuri, fliste me aq dashamirësi e mirënjohje për mënyrën si e kemi rritur. Por dh imbjen e kam të hapur akoma.

Flas, thjeshtë nuk mund ta prek Xhinon, nuk i kam sytë përballë, por thellë thellë e ndjej afër, sikur është me mua, shpesh gjatë ditës qaj, por më duket sikur qaj për diçka të largët, e më duket sikur pasdite Xhino do vijë në shtëpi. Vazhdoj të jetoj ende me gënjeshtrën se do të kthehet, sepse kjo më bën të lumtur,” rrëfeu Lira.