Lajme Javore

Informohu i pari

Spanjë/ Gjendja e alarmit mund të zgjasë deri në 26 prill

Qeveria spanjolle po studion mundësinë e një zgjatje të gjendjes së alarmit deri në 26 Prill.

Por, në të njejtën kohë, qeveria po përpiqet të zvogëlojë tensionin politik, përpara se të zgjasë gjendjen e alarmit. Burime të ndryshme qeveritare tregojnë se është e nevojshme që gjendja e alarmit të zgjatet edhe për dy javë, por vendimi nuk është komunikuar akoma zyrtarisht.

Presidenti, Pedro Sánchez, do të thërrasë të gjithë zëdhënësit gjatë fundjavës për të kërkuar mbështetjen e tyre në këtë vendim. Sánchez analizon me ekipin e tij dhe me këshilltarët shkencorë të gjitha të dhënat që kanë ardhur në orët e fundit për të marrë vendimet e duhura në luftën kundër pandemisë. Më përpara, ishte vendosur që izolimi do të vazhdonte deri për Pashkë, por me rritjen e numrit të të infektuarve, duket se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Ekonomia ndërkohë ka pësuar një goditje të madhe dhe zgjatja e izolimit nuk bën gjë tjetër veçse të përkeqësojë situatën ekonomikë.

Papunësia ka arritur në nivel rekord. Nga ana tjetër, kostoja e të puënsuarve që nuk paraqiten në punë por janë me të drejtë page, rritet çdo ditë e më tepër. Prandaj shtyrja e izolimit dhe gjendjes së alarmit, pritet të ketë mjaft pasoja në ekonomi.

Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania