Lajme Javore

Informohu i pari

Spanja ia kalon Italisë: 7000 raste të reja me koronavirus

Spanja ka konfirmuar këtë të shtunë 7,000 raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar edhe numrin e përgjithshëm të rasteve në Itali. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë tha se numri i të infektuarve në total u rrit nga 117,710 që ishte të premten në 124,736 sot.

Ndërsa numri i vd ekjeve në Spanjë ka shkuar në total 11,744. Rreth 809 viktima janë shënuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Nga ana tjetër Italia që ka shkuar në vendin e tretë si një ndër vendet më të goditur në botë pas SHBA dhe Spanjës, ka 124,632 raste në total.

Ndërkohë spanjollët prej katër javësh kanë qendruar në izolim të plotë. Vetëm punonjësit në sektorët thelbësorë si shëndeti janë të lirë të udhëtojnë. Restorantet, baret dhe dyqanet janë mbyllur.

Kryeministri Sanchez ka vendosur ta zgjasë izolimin deri në 13 prill.