Skandali/ Karantinat tek infektivi pa kushte higjenosanitare
Menjëherë pasi babë dhe bir, V.K dhe P.K, të cilësuar si dy rastet e para me Covid-19 në Shqipëri janë shtruar te Infektivi në Tiranë, kanë kontaktuar Oranews duke kërkuar ndihmë për kushtet në të cilat ndodhen në spital.
Ata tregojnë se kushtet e dhomës së Infektivit janë skandaloze, ambienti është tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi nga mjekët.
Po ashtu në denoncimin e tyre ata tregojnë se morën ndihmën e parë kur u shtruan dhe prej atij momenti askush nuk është kujdesur më për ta.
Nga informacionet mësohet se i pari i infektuar ishte djali dhe më pas ia ka transmetuar sëmundjen babait të tij.
Bëhet me dije se ky i ri ka ardhur në Shqipëri në datën 26 shkurt dhe ka shfaqur shenjat e para të sëmundjes së fundmi.
Sipas informacionit të marrë prej sistemit TIMS shtetasi me iniciale P. K. dhe babai i tij me iniciale V. K. kanë hyrë nga pika kufitare e Muriqanit.