Lajme Javore

Informohu i pari

Skandal me riatdhesimet e ‘Air Albania’, njerëzit qëndrojnë në këmbë si në autobus

Prej ditësh Kryeministri Rama flet për riatdhesimin e shqiptarëve në vend duke treguar në mediat sociale se po mundësohet nga kompani si Air Albania.

Ndërsa emigrantët mbeten kategoria më e neglizhuar nga qeveria pamje të tjera të dhimbshme vijnë nga avioni i Air Albania.

Si duket avionët nuk plotësojnë kapacitetin e biletave të shitura pasi mungojnë vendet dhe kjo ka detyruar njerëzit të qëndrojnë në këmbë dhe të mbahen ku të mundin si edhe ndodh me autobusat e linjave në Tiranë.

Gjithçka është dokumentuar nga në fotografi e publikuar nga LSA, e cila është bërë në fluturimin e linjës Frankfurt-Tiranë.

Në këtë rast nuk bëhet fjalë për distancim fizik. Një person i sëmurë mund të sëmurë të gjithë njerëzit që ndodhen në avion.