S’ka të paguajë, burri hipën në dritaren e hotelit: Do hidhem, s’kam rrugë tjetër!
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga koronavirusi. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
Ndërsa shumë shqiptarë janë duke kaluar momente edhe më të vështira se kurrë më parë, ndoshta.
Është raportuar se një qytetar që është vendosur në karantinë në një nga hotelet e Korçës ka thënë se do të vrasë veten.
Burri ka hipur në një nga dritaret e hotelit dhe kërcënoi se do të hidhej. Ai tha se nuk kishte se me çfarë të paguante qëndrimin në hotel dhe nuk kishte as para për të paguar ushqimin. Në një video publikuar nga ‘fax web’, ai dëgjohet që thotë:
Do hidhem se s’kam ça të boj mo. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk kam me çfarë të paguaj asgjë. Ky shtet na ka izoluar. Unë jam në paraburgim. Polic andej e policë këtej. Nuk kam çfarë të humbas, më mirë të hidhem.
Kujtojmë këtu se shumë shqiptarë që janë kthyer nga jashtë vendit duhet të qëndrojnë në hotel për 14 ditë në gjendje karantine. Të gjitha shpenzimet si të strehimit në hotel dhe për ushiqim ata duhet t’paguajnë vetë.