Lajme Javore

Informohu i pari

S’ka më koronavirus në Kavajë, futbollistët e Besës stërviten si në një ditë të zakonshme

Rreziku i koronavirusit duket se është zbehur dhe kjo ndjesi ka nisur të shfaqet në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Kjo ka ndodhur edhe në Kavajë, teksa ekipi i Besës ka nisur normalishtë stërvitjet dhe kjo javë ka paraqitur një situatë sikur të ishin ditë normale.

Nga e hëna janë parë të stërviten së bashku, madje të zhvillojnë edhe ndeshje mes tyre, futbollistë aktualë të Besës, por edhe mjaft kavajas që luajnë me ekipe të tjera.

“Panorama Sport” shkruan se dje nën drejtimin e ish-kapitenit Mihani u panë të stërviten sipas një programi thuajse të rregullt Çelhaka, Kacbufi, Dobjani, por edhe Lushkja e Deliu të Laçit, Hoxha i Beslidhjes, Brahimaj dhe Duka të Egnatias, portierët Dajsinani i Skënderbeut e Puja i Kastriotit.

Krahas tyre ishin edhe futbollistë moshash, si Lila, Deliu, Krasniqi, Rexha e të tjerë. Deri më sot nuk ka asgjë zyrtare lidhur me rifillimin e stërvitjes, por duket se lojtarët e Besës nuk pranojnë të qëndrojnë në karantinë.

Pasioni për futbollin i bën ata të thyejnë rregullat dhe të neglizhojnë rrezikun. Qyteti i Kavajës nuk ka pasur të infektuar prej një muaji. Në mars pati 9 raste, madje edhe një vik timë.