Lajme Javore

Informohu i pari

S’ka fund e keqja për Ukrainën/ Pritet stuhia e madhe, temperaturat do te shkojne -10 grade

E keqja nuk ka fund për Ukrainën! Stuhia e motit do të g odasë vendin në luftë, temperatura deri në -10 gradë celsius.

Ditët e fundit Ukraina ka parë reshje bore në të gjithë pjesët e vendit, dhe sipas parashikimeve kjo situatë do të vijojë edhe përgjatë javës.

Prezantuesi i motit në BBC, Ian Ferguson ka dhënë më shumë detaje për të ftohtin, duke thënë se do të jetë edhe më prezent gjatë mesit të javës dhe në vazhdim.

Qytetet si Kharkiv dhe Kiev do të përjetojnë temperatura deri në -20 gradë celsius.

Ai thotë se kushtet “të tmerrshme”, me temperatura 5 gradë Celsius ose më shumë nën mesataren sezonale, do të prekin njerëzit e zhvendosur në të gjithë Ukrainën dhe ata pa strehim dhe energji adekuate.