S’ka burim tjetër të ardhurash, blegtori rrëqeth: Ku të izolohemi, të shkojmë në varr të gjallë?!
Koronavirusi nuk ka sjellë vetëm probleme shëndetësore në vendin tonë. Këto ditë shumë blegtorë janë duke kaluar momente të vështira se kurrë më parë ndoshta.
Ata janë duke hasur probleme të mëdha për shkak të masave kufizuese që janë marrë kundër përhapjes së koronavirusit.
Blergori Tonin Koleci nga Fishta e Lezhës mbarështon 200 krerë bagëti. Një pjesë të tyre ai i ka gati për treg.
Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi ai është duke kaluar ditë shumë të vështira. Për ‘ora news’ ai ka thënë:
Nuk vjen askush të na pyes. Izolohu, izolohu, ku të izolohemi, të shkojmë në va rr të gjallë.
Blegtorët në vendin tonë apelojnë që të ndihmohen nga qeveria Rama, pasi nuk kanë burim tjetër të ardhurash.
Ndërkohë në vendin tonë nuk janë ndalur thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.