Lajme Javore

Informohu i pari

Sindi i hedh pas krahëve të gjitha/ Pas atyre që kaloi në Përputhen më në fund gjen dashurinë…





Pak kohë më parë, ish konkurrentja e Përputhen, Sindi Loci tregoi se pas daljes nga Përputhen, ka krijuar një lidhje dashurie.

Pas kësaj ka qenë i madh kurioziteti i ndjekësve për të ditur më shumë rreth djalit që i ka vjedhur zemrën Sindit.

Në bisedën virtuale të shumta kanë qenë pyetjet e ndjekësve për të dashurin e Sindit.

Ajo tregon se për momentin ka vendosur të mos bëjë asgjë publike pasi preferon ta shijojë lidhjen e saj larg syrit mediatik.

Sindi ka dhënë edhe këshillën se nuk duhet të ndryshojnë se personi që ju do me të vërtetë do t’iu pranojë ashtu siç jeni si dhe thekson se sinqeriteti është baza në një marrëdhënie.