“Si po e kalon karantinën oligarku shtetëror Benet Beci, krijesë e Argitës, i pëlqyeri i Edi Ramës”
Analisti i njohur, Kastriot Myftaraj ka publikuar një shkrim, ku flet për drejtorin e përgjithshëm të KESH-it, Benet Beci, të cilin e cilëson si “oligarkun shtetëror e të pëlqyerin e Edi Ramës”.
Kaçi shpjegon se termi “oligark shtetëror”, ka të bëjë me ata persona që mbajnë gjatë poste shumë fitimprurëse, në poste ku zotërojnë shumë para, ndërsa pas largimit nga një post i tillë ata emërohen në një tjetër post të ngjashëm.
I tillë është edhe rasti i i Becit, i cili nga viti 2005 deri në vitin 2019 ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Teksa shqiptarët po i kalojnë këto ditë karantine të izoluar nëpër banesa, ndryshe ndodh me Benet Becin, i cili me pasurinë që ka ‘vjelë’ përgjatë këtyre viteve, ka ndërtuar një ndërtesë në mes të gjelbërimit.
Ai shfaqet në një video të siguruar nga JOQ Albania teksa kërcen me një vajzë të re në natyrë, që mendohet se është e bija e tij, duke shijuar “lirinë” në këto ditë kur shqiptarët janë “të burgosur” brenda katër mureve të shtëpisë së tyre.
Ndërkohë, Myftaraj analizon edhe “karrierën e gjatë dhe plot surpriza” të Becit, i cili sipas Myftarajt, nga një ‘krijesë’ e Argita Malltezit, u shndërrua në ‘të pëlqyerin’ e Edi Ramës’.
Ndër të tjera, analisti shkruan:
Vetëm në këto ditë të vështira karantinës Beneti i ka lejuar vetes që të shfaqë shenja të traditës së trashëguar nga prejardhja e tij egjiptase, për t’ i marrë gjërat lehtë, me këngë e valle, siç duket në këtë foto mbi origjinalin e së cilës është stilizuar një meme për këtë zyrtar të lartë që bën para për… shtetin. Epo është i izoluar mirë nga virusi atje në zonën e gjelbëruar-pronë e tij.
Shkrimi i plotë nga Kastriot Myftaraj:
Si po e kalon karantinën oligarku shtetëror Benet Beci, krijesë e Argitës, i pëlqyeri i Edi Ramës
Në Shqipëri veç oligarkëve privatë që përfitojnë duke marrë paratë publike nga shteti, ka edhe zyrtarë shtetërorë të shndërruar në oligarkë, që bëjnë të njëjtën gjë. Një nga treguesit për të kuptuar një oligark shtetëror është se ata mbajnë gjatë poste shumë fitimprurëse, në poste ku zotërojnë shumë para. Pas largimit nga një posti i tillë ata shkojnë në një tjetër post të ngjashëm.
Ata e tradhtojnë pasurinë financiare të bërë nga posti i tyre duke ndërtur shtëpi në shpate malesh apo kodrash, në të cilat ka më shumë mjedise e skuta nën tokë se mbi tokë. Kuptohet, kanë humbur besimin te off shoret pas krizës së fundit dhe janë kthyer në traditën e tregtarëve shqiptarë të fshehjes së arit dhe gurëve të çmuar nën tokë. Për të justifikuar një pjesë të pasurisë së tyre krijojnë biznese të rreme për gratë e tyre ku punësojnë edhe fëmijët e tyre. Një oligark i tillë shtetëror është Benet Beci, drejtori i përgjithshëm i sotëm i KESH që nga viti 2019 dhe ish drejtori i përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (më poshtë: FSHZH) që nga viti 2005 deri në 2019
Benet Beci është një oligark i krijuar nga vajza e Sali Berishës, Argita. Të dy kanë pasur njohje që u zhvillua në miqësi familjare qëkurse ishin fqinjë në një pallat, në zonën e Brrylit në Tiranë, në vitet nëntëdhjetë.
Kur PD erdhi në pushtet Argita ndikoi që Benet Beci të marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, një OJF me një status të çuditshëm, praktikisht prej banke, që ka përdorur qindra milion euro nga ndihma e huaj për të ndërtuar infrastrukturën në Shqipëri. Kjo OJF e artë ishte krijuar si pasojë e fantazisë së burokracisë ndërkombëtare se shoqëria civile duhet të ishte në partneritet me qeverinë në përdorimin e fondeve finaciare-ndihmë e huaj, që i vinin si ndihmë Shqipërisë për zhvillimin e infrastrukturës.
FSHZH mbulonte dhe mbulon ende financimin e ndërtimeve që kanë të bëjnë me atë që njihet si infrastrukturë e vogël në njësitë administrative vendore, në qytete të vogla dhe zonat rurale, ku financon ndërtimin e rrugëve, ujësjellsave, urave, shkollave kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza etj. Në këto punë Beneti parapëlqente një listë shoqërish ndërtimi që fitonin tenderat, listë që i vinte nga Argita. Kuptohet se këto biznese e respektonin edhe drejtor Benetin. Përqindje pas përqindjeje, cilësia e punës merrte tatëpjetën. Në letër janë bërë shumë punë, në realitet duhen ribërë pothuajse të gjitha.
Një nga mangësitë e administratës sonë është prania e papërfillshme e njerëzve nga grupet me ngjyrë si romë dhe egjiptas. (këta të fundit njiheshin në gjuhë popullore si magjypë apo jevgj) Prandaj është për t’ u mirëpritur kur dikush nga këto bashkësi emërohet në një post të rëndësishëm publik. Në këtë kuptim e kam mirëpritur emërimin e z. Beci në postet e tij, pasi ai është egjiptas apo gabel, me preajardhje nga Ulqini, familja e të cilit ka ardhur në Shkodër e më pas në Tiranë.
Por jam shumë kritik ndaj tij dhe njerëzve si ai të cilët e fshehin prejardhjen e tyre dhe nuk e përdorin arritjen e tyre për të komunikuar me njerëzit e bashkësisë së tyre që t’ u japin atyre kurajë dhe besim se mund t’ ia arrijnë të bëjnë ndonjë gjë më të mirë në jetë se mbledhja e kanaçeve nëpër koshet e plehrave apo shitja e rrobeve të përdorura te tregu i quajtur “Gabi”.
Beneti duhet t’ ia ketë paguar në rregull përqindjen Argitës meqënëse e mbajti postin e tij gjatë tetë viteve që PD ishte në pushtet, duke marrë dy mandate. Gjatë kësaj kohe u kritikua rreptë nga opozita e kohës, sot në pushtet, se e kishte vendosur institucionin e tij në shërbimin politik të PD-së në pushtet, për qëllime zgjedhore. Dhe në fakt Beneti arriti deri atje sa të dilte edhe si kandidat i PD-së në zgjedhjet për deputetë, ndonëse larg pjesës së listës ku mund të zgjidhej sepse nuk donte të humbte postin që e quante më të rëndësishëm se të deputetit.
Kur PD humbi zgjedhjet në 2013, të gjithë prisnin që Beneti të humbte postin e tij. Pastaj u mor vesh se Beneti kishte investuar për të bërë rrugën e Surrelit, për të ndërtuar ujësjellësin atje dhe kanalizimet e tjera atje. Shkurt e kishte bërë Surrelin me një infrastrukturë po aq cilësore sa qendra e Tiranës e ndoshta më mirë. Kjo ishte veç një pjesë e marrëveshjes së tij të fshehtë me Edi Ramën.
Beneti vazhdoi ta ruante postin edhe për gjashtë vjet dhe me sa duket përqindja që deri më atëherë i shkonte Argitës, tani i shkonte Ramës. Listën e shoqërive ndërtimore që fitonin tenderat, tani ia jepte Rama. Drejtor Beneti vazhdonte të respektohej me përqindje dhe të respektonte të tjerët. Kjo zgjati jo pak por 14 vjet në të dy pushtetet, atë të Saliut dhe atë të Edit.
Ideja e donatorëve financiarë ndërkombëtarë për të eksperimentuar administrimin e ndihmës financiare me një partneritet shoqëri civile-qeveri dështoi krejtësisht falë njerëzve si Beneti.
Kur Beneti e la postin e tij te FSHZH, ai mori një post edhe më fitimprurës, atë të drejtorit të përgjithshëm të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Madje pikërisht në kohën kur do të vijë ndihma e madhe financiare italiane për rinovimin e KSH. Sipas traditës së oligarkëve shtetërorë Beneti ka ndërtuar një vilë në një shpat kodre, në Prush, në periferi të Tiranës, ku zotëron edhe një sipërfaqe toke prej disa hektarë. Sipas modelit të oligarkëve dhe të vetë Ramës, vila është më e madhe nën tokë se mbi tokë. Nën tokë labirinte bunkerore përmbajnë vende të fshehta të sigurta për ruajtjen e pasurisë familjare të fituar me punë. Kuptohet se ka përdorur postin që të ndërtojë gjithë infrastrukturën e nevojshme te prona e tij, që nga rruga te kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, rrjetin elektrik etj.
Që të justifikohet disi pasuria gruaja e Benetit ka krijuar një lloj qendre trainimi, të cilën e drejton familjarisht bashkë me vajzën. Djalin e shkolluar në Britaninë e Madhe, e kanë punësuar në një institucionin shtetëror në Shqipëri, dhe me sa duket e përgatisin për karrierë të madhe. Vetëm shkollimi i fëmijëve jashtë vendit i kapërcen të ardhurat e familjes Beci, pa folur për shpenzimet e tjera të jetesës luksoze.
Vetëm në këto ditë të vështira karantinës Beneti i ka lejuar vetes që të shfaqë shenja të traditës së trashëguar nga prejardhja e tij egjiptase, për t’ i marrë gjërat lehtë, me këngë e valle, siç duket në këtë foto mbi origjinalin e së cilës është stilizuar një meme për këtë zyrtar të lartë që bën para për… shtetin. Epo është i izoluar mirë nga virusi atje në zonën e gjelbëruar-pronë e tij.