Lajme Javore

Informohu i pari

Si në kohën e Enverit më të mirët/ Rama ‘fshin’ shtete nga harta, Shqipëria e para në lu ftën me koronavirusin

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në facebook ku e ka shpallur Shqipërinë si më të mirën në rajon dhe në Evropë për bilancin “e luf tës” me pandeminë.

Rama ka publikuar disa fotografi në Facebook me grafikët e renditjes së shteteve ku Shqipëria duket e favorizuar.

Sipas grafikut, Shqipëria ka numrin më të të vogël të vd ekjeve për 1 milionë banorë në rajon dhe në Evropë me 11 të vd ekur për 1 milion banorë.

Por duket se Kryeministri ka luajtur me të vërtetën pasi ka lënë jashtë grafikut, qëllimisht disa shtete evropiane që kanë tregues më të mirë se Shqipëria.

Në grafikun e qeverisë Rama, përfshihet Rumania por është fshirë Bullgaria e cila ka tregues më ulët se Shqipëria me 10 të vde kur për 1 milionë banorë.

Tjetër “lojë” në grafik. Kryeministri ka përfshirë Çekinë në vendet europiane me të cilët krahason Shqipërinë, por ka fshirë, Sllovakinë pasi ka vetëm 4 të vd ekur për 1 milionë banorë, dhe bashkë me Bullgarinë do e çonte Shqipërinë dy vende më poshtë në renditje.

Dhe jo vetëm këto shtete, pasi në Ballkan ka patur pak vik tima dhe pak të sëmurë rëndë si në të dhëna absolute ashtu edhe në të dhëna relative, sikurse duket nga tabela më poshtë.